Aplikantja e parë tashmë është pajisur me vizën e parë amerikane me 10 vjet vlefshmëri.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale.
“Rritet me 10 vjet vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, si edhe e rritjes së vazhdueshme të besimit e të respektit ndërkombëtar tek Shqipëria, falë reformave shtetndërtuese e rezultateve domethënëse në një rrugë ndryshimi që vazhdon”, ka shkruar Rama.
Para disa ditëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se nga tre vjet, tashmë shqiptarët e Shqipërisë mund të pajisen me vizë 10 vjeçare, në 100 vjetorin e marrëdhënieve bilaterale miqësore./arbresh.info/
Papa bën thirrje për t’i dhënë fund luftimeve në Liban: Përs...
Nis lëshimi i certifikatave shëndetësore për leje armësh
Irani: Vdekja e komandantëve të Hezbollah nuk do ta gjunjëzo...
Caktohen gjyqtarët e Kushtetueses së Speciales që do të vend...
Kalon projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasuris...
Berisha drejt gjykimit, njihet me përfundimin e hetimeve