Google ADS

Mehmeti: Një nga pyetjet në testin e Policisë ishte se si shkruhet Prishtina me “ë” apo me “a”

13:04 | 1 Prill 2022
S D

Në raportimin para Komisionit për Siguri, drejtori i policisë Sabedin Mehmeti, tregoi dy nga pyetjet të cilat rekrutët e rijnë nuk kanë arritur të tregojnë saktësi.

Njëra nga to ka qenë se  “a shkruhet Prishtina me “ë” apo me “a”, ndërkaq pyetja tjetër ka qenë dallimi  se si shkruhet Gjakova “GJ” apo Xh”.

“Ne jemi polic nuk mundemi me vlerësua një profesor nëse ai thotë se kjo pyetje është për shkollë fillore, është për shkollë të mesme edhe është për njerëz të cilët e kanë mesataren. P.sh nuk e di ju a keni pa por ka qenë atje njëra nga pyetjet edhe pse si kam parë gjitha se kanë qenë 6 mijë, e njëra prej tyre, “ A shkruhet Prishtina me “ë”, apo me “a”, tash nëse dikush nuk e dinë qysh shkruhet Prishtina ose nuk din me ta ba dallimin mes “Gj-së”, dhe “Xh-së””, tha Mehmeti.

Pavarësisht kësaj Mehmeti tha se në vitin 2014 kur ka qenë testi edhe më i lehtë, rreth 87% nuk kanë arritur ta kalojnë.

“Për neve është pak problematike, e edhe unë jam brengosë edhe e kam marr me shqetësim këtë çështje, dhe e kam parë që në vitin 2014 ne e kemi pas testin me shumë më pak pyetje testi që ka qenë edhe më i thjesht se ky, kanë ra më shumë, afër 87%”, tha Mehmeti.

Kujtojmë se në testimin e fundit të rekrutëve të rijnë, ku kanë aplikuar 11 mijë rekrutë, vetëm një mijë kanë arritur të kalojnë testimin paraprak për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Berisha-Drejtorit të Policisë: I kam pru pyetjet që ua keni qitë në test të rinjve, te shohim a i din ti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme