Berisha-Drejtorit të Policisë: I kam pru pyetjet që ua keni qitë në test të rinjve, te shohim a i din ti

12:38 | 1 Prill 2022
S D

Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha, ka pyetur drejtorin e policisë së Kosovës, Sabedin Mehmetin se pse kanë vendosur pyetje shumë të vështira në testin për rekrutë të rinj.

Berisha tha se profesorët kanë hasur në komplekse duke vendosur pyetje të vështira dhe të cilat, Berisha tha se ua ka sjell deputetëve nëse munden me i zgjedhë.

“Kanë apliku mbi 11 mijë, kanë marrë pjesë mbi 8 mijë, kanë fitu mbi 1 mijë. A u plotësu numri i rekrutëve që e keni pas, a ka ra sistemi disa herë, sistemi digjital që u kanë ky për herë të parë. Pyetjet, e potencove disa herë që kanë qenë të lehta, unë ua kam pru deputetëve disa pyetje por me i pru sot qetu nuk e di a dini me i zgjedhë. Jemi tu fol për rekrutë për djem e vajza që janë të ri, dihet çfarë niveli të arsimit kemi se jemi në listë në fund, e me i ngarku aq shumë ata, me profesora kon e keni ba ju atu, ata tu që shërojnë komplekse të veta”, tha Berisha.

Në anën tjetër drejtori i Policisë Sabedin Mehmeti, i ka thënë Berishës se Policia ka problem me ba pyetje në matematik dhe gjuhë shqipe, për këtë edhe kanë angazhua ekspert.

“Sa i përket pyetjeve duhemi me qenë të sinqertë që na si policë e kem problem me ba pyetje të matematikës edhe të gjuhës shqipe për shkak se nuk i kemi të specializum për ato fusha kjo edhe ka qenë arsyeja pse kemi angazhu profesor të cilët e njohin mirë atë fushë dhe të cilët e dinë saktë se cila është vështirësia e pyetjeve”, tha Mehmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme