Producenti i “Oscars” zbulon prapaskenat: Donin të arrestonin Will Smith, por Rock nuk e lejoi

11:53 | 1 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Producenti i shfaqjes “Oscars 2022”, Will Packer ka treguar se policia ishte gati për të arrestuar Will Smith pas incidentit që ndodhi me Chris Rock, por ky i fundit kishte ndërhyrë duke thënë se ishte mirë.

Gjatë një interviste për “GMA” (Good Morning America), Will tha se nëse Chris do të kishte dashur që Will të arrestohej, oficerët e ”LAPD” do ta kishin bërë diçka të tillë, duke zbuluar edhe bisedën që ndodhi në prapaskenë direkt pas shuplakës.

Në klipin në fjalë, Packer thotë:

“Policët u përgatitën të shkonin dhe arrestonin Will duke e lënë Chris të kuptonte se mund të ngrinte padi penale kundër tij”.

Packer gjithashtu u shpreh se Chris po e shpërfillte atë që po i thoshte policia ndërsa shton se i tha komedianit që t’i linte policët të bënin punën e tyre.

Në fund, Chris vendosi mos të bëjë asnjë kallëzim për Smith duke e lejuar të vijojë qëndrimin në ceremoni, ku fitoi çmimin për “Aktorin më të mirë” dhe mbajti një fjalim emocionues.

Smith u ngjit në skenën e “Oscars” dhe goditi Rock, pasi ai bëri një shaka për flokët e rruar të gruas së tij Jada Pinkett Smith, duke mos e ditur se ajo vuan nga alopecia. Incidenti ndodhi teksa Rock po prezantonte çmimin për dokumentarin më të mirë.

E përpara kësaj ai vendosi të shkëmbente disa batuta duke u kthyer nga Jada dhe tha se mezi pret “GI Jane 2”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme