Google ADS

Tre persona të armatosur grabitën një bankë, policia jep detaje

09:43 | 1 Prill 2022
S D

Filiali i një banke në lagjen Dardania në Prishtinë është grabitur këtë mëngjes.

Grabitja është kryer nga tre persona nën kërcënimin e armëve.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për arbresh.info.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti thotë se aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme