Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar 4 persona të cilët dyshohen se janë përfshirë në një rrahje në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima mashkull pas goditjes me thikë ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për te marrë tretmanin e duhur mjekësor në QKUK, dhe më pas është liruar.
“Prishtinë, 31.03.2022 – 02:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një rrahje me viktimën mashkull kosovar. Viktima është goditur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe pas marrjes së tretmanit të nevojshëm është liruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?