Imami Labinot Maliqi, i ka reaguar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në facebook për vendosjen e simbolit në Shkollën e Mesme Teknike në Gjakovë ku ndalohet vendosja e shamisë, ku veprime të tilla i ka quajtur “fashiste” dhe të sojit që sipas tij po e luftojnë besimin e një shumice dërrmuese, shkruan arbresh.info.
“Ramush Haradinaj, nëse t’u kanë lodh mashqit, kujdes me gratë e partisë të cilat me veprime fashiste në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit po e luftojnë besimin e 96,8% të popullit të Kosovës. Pastaj, mos thuaj se unë e respektoj Islamin, hoxhallarët dhe besimtarët e devotshëm, ndërsa në anën tjetër heshtë përballë veprimeve fashiste dhe islamofobe të kryera nga bashkëpartiakët tuaj”, ka shkruar Maliqi.
Ai i ka bërë thirrje ministres Arbërie Nagavci që ta shkarkojë të njëjtën.
Postimi i plotë i Maliqit:
Ramush Haradinaj, nëse t’u kanë lodh mashqit, kujdes me gratë e partisë të cilat me veprime fashiste në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit po e luftojnë besimin e 96,8% të popullit të Kosovës. Pastaj, mos thuaj se unë e respektoj Islamin, hoxhallarët dhe besimtarët e devotshëm, ndërsa në anën tjetër heshtë përballë veprimeve fashiste dhe islamofobe të kryera nga bashkëpartiakët tuaj.
Drejtoresha e shkollës së mesme teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, e cila vije nga radhët e AAK-së, me plot mllef dhe fashizëm ka vendosur në hyrje të institucionit shenjën kundër vendosjes së shamisë në shkollë, duke e barazuar atë me pistoletën, duhanin dhe dukuritë e tjera negative.
Për shkak të këtyre veprimeve fashiste, islamofobe, nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit fetar, veprime të cilat e kanë prishur qetësinë dhe rendin tonë publik, i bëjë thirrje Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që ta shkarkoj menjëherë nga pozita e saj drejtoreshën Florentina Gjergjaj. Në të kundërtën, do të padisim MASHT-in për heshtje ndaj këtyre veprimeve të dënueshme me ligj, apo marrjen e masave të lehta përballë kësaj situate tepër të rëndë dhe serioze.
Si shtet demokratik që jemi dhe jo komunist, shkollimi dhe bartja e shamisë është e drejtë elementare njerëzore dhe nuk do të mund kurrë askush ta pengoj./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës