Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmë në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë, ku gjatë një ahengu familjar një 56 vjeçar ka shtënë me armë, me ç’rast i është sekuestruar arma dhe është intervistuar nga policia, shkruan arbresh.info.
“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar në cilësi të provës materiale fillimisht është gjetur një gëzhojë, ndërsa nga personi i dyshuar është sekuestruar një armë e llojit pistoletë”, thuhet në njoftim.
Në cilësi të të dyshuarit për të shtëna me armë është intervistuar, M. S., 56 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, teksa mbi 56 vjeçarin është iniciuar rast për veprën penale, ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës’’./arbresh.info/
Juventus dhe Roma synojnë transferimin e yllit të Ligës Prem...
Tentoi të fshihte plagosjen me thikë të 26-vjeçarit në Elbas...
Serbia thotë se ushtarët afër kufirit penguan kontrabandën m...
Plani i rritjes, Bajrami: Kosova mund të përfitoj vetëm pas ...
Vdes ish-kryeministri i Skocisë
Barcelona vazhdon të blej futbollistë, por katër klube evrop...