Policia e Përgjithshme e Shtetit ka bërë një sqarim në lidhje me lajmet mbi arratisjen e ish-deputetit socialist, Alqi Bllako.
Në një njoftim për shtyp policia e shtetit ka përgënjeshtruar informacionet që donin Alqi Bllakon të arratisur.
Sipas policisë Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Bllako ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.
Gjykata e Posaçme Anti-korrupsion dha ditën e enjte masën arrest me burg për ish-deputetin Alqi Bllako, pas kërkesës së bërë nga SPAK, duke autorizuar policinë për të bërë prangosjen e tij. Vendimi u mor nga GJKKO në orën 16.30. Policia ka marrë vendimin e zbardhur dhe më pas është nisur ta zbatojë.
Por ditën e djeshme burime të Abc nga policia konfirmuan se Bllako nuk ishte gjetur në disa nga adresat e dhëna.
Ndërkohë Bllako nuk u paraqitur as në Kuvend personalisht për të dorëzuar mandatin. Paksa provokuese ishte edhe një story i mëvonshëm i avokatit të tij.
Ndërkohë sot Policia e Shtetit sqaroi se Bllako është vetëdorëzuar dhe se ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë.
Kujtojmë që ish-deputeti Alqi Bllako deklaroi para dorëzimit të mandatit se do të përballej me drejtësinë, por deri në orën e përgatitjes së këtij lajmi ai nuk është paraqitur as vetë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës./abcnews.al/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...