Google ADS

Putin nënshkroi një dekret për rekrutimin e mbi 134 mijë të rinjëve

01:03 | 1 Prill 2022
Trina Galanxhi

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi sot një dekret për rekrutimin pranveror, i cili përfshin 134.500 të rinj.

Si Putin ashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu kanë thënë se këta rekrut nuk do të marrin pjesë në operacionin ushtarak rus në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info

Këtë muaj, megjithatë, ushtria ruse pranoi se një numër rekrutësh përfunduan në Ukrainë dhe madje u kapën atje.

Në dekret thuhet se rekrutimi do të nisë më 1 prill dhe do të zgjasë deri më 15 korrik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme