Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbajtur edhe sonte fjalimin e tij të përtnatshëm.
Gjatë fjalimit ai pranoi se situate në jug dhe në lindje të Ukrainës mbetët “jashtëzakonisht e vështirë”, ndërsa përsëriti se Rusia po rrit prezencën e saj pranë Mariupolit, transmeton portal arbresh.info
Rreth 170 mijë njerëz vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar në qytetin port të Detit të Zi, i cili për disa javë me rradhë është përballur me bombardime shkatërruese dhe me mijëra njerëz të vrarë.
Rusia thuhet se ka rënë dakord për një rrugë evakuimi nga Mariupol në jug-lindje të premten, megjithëse kjo nuk është konfirmuar nga Ukraina.
“Do të zhvillohen beteja tjera. Ne ende duhet të ndjekim një rrugë shumë të vështirë për të marrë gjithçka që duam”, tha Zelensky./arbresh.info/
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...