Vazhdojnë problemet me lëndime për Atletico Madrid

21:09 | 31 Mars 2022
KRG

Atletico Madrid së fundmi ka pasur mjaft probleme me lëndime.

Rikuperimi i Matheus Cunha, Daniel Wass, Thomas Lemar, Sime Vrsaljko gjatë kohës kur zhvilloheshin ndeshjet me kombëtare, ishte lajm i mirë për trajnerin Diego Simeone.

Por Atletico Madrid, vazhdon të ketë probleme me lëndime, transmeton lajmi.net

Hector Herrera, i cili po kalon në një kohë të mirë nën drejtimin e Cholos, nuk është stërvitur me ekipin për shkak të një shqetësimi muskulor.

Mario Hermoso gjithashtu është i lënduar dhe nuk u stërvit me ekipin e mandrilëve.

Të dy janë në dyshime për dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Alaves në La Liga dhe Manchester City në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme