Qeveria e RMV-së miraton vendimin për pagat në sektorin publik

20:37 | 31 Mars 2022
L G

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 35-të ka miratuar informacionin për pagesën e pagave në sektorin publik, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Qeveria i ka obliguar të gjitha organet e drejtorisë shtetërore dhe ka sjell konkludim t’u thuhet të gjitha institucioneve të cilat nuk janë organe të drejtorisë shtetërore, të veprojnë në pajtim me vendimet ekzistuese ligjore për llogaritjen e pagës dhe ta paguajnë në afatin e konfirmuar ligjor.

“Në elaborimin lidhur me këtë çështje theksohet se sipas Ligjit për pagën minimale, të drejtë të pagës minimale kanë të gjithë të punësuarit, në vlerë të konfirmuar në harmonizim me këtë Ligj, ndërsa korniza ligjore për harmonizimin e pagës minimale me pagën e të punësuarve në drejtorinë shtetërore është konfirmuar në tekstin e Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për nëpunësit administrativë, i cili pritet të sillet nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë muajit prill”, thonë nga Qeveria.

Në Ligji përmbahet dispozita kalimtare sipas të cilës dispozitat të cilat kanë të bëjnë me ndryshimin e sistemit të pagave për nëpunësit administrativë do të fillojnë të zbatohen me pagesën e pagës së muajit mars në muajin prill të këtij viti.

“Pas hyrjes në fuqi të Ligjit do të bëhet korrigjim të pagave, gjegjësisht e drejta për harmonizim me Ligjin për pagën minimale do të realizohet edhe për pagën muajin mars”, sqarojnë nga Qeveria.

Të ngjashme