Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportiti, Hajrulla Çeku ka njoftuar se është rritur mbështetja financiare për federatat e sportit.
Përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook, Çeku tregoi se është rritur buxheti për federatat sportive.
Koeficienti i pikës për federatat e kategorisë A është rritur në 2200 Euro, ndërsa për kategorinë B do të jetë 1500 Euro. Federatat e kategorisë C janë vlerësuar me koeficient të pikës prej 1200 Euro, ndërsa për kategorinë D është rritur në 1000 Euro.
Postimi i plotë:
Atë që e dëshmuam vitin e kaluar, sivjet po e çojmë një hap tutje. Mbështetja financiare për federatat e sportit, përmes memorandumeve vjetore, do të ketë rritje të konsiderueshme. Buxheti i rritur për federatat nënkupton më shumë cilësi në sportet tona, më shumë mbështetje për sportistët tanë, e në veçanti më shumë mundësi për më të talentuarit. Synimi ynë i përbashkët është që e gjithë kjo në fund të përkthehet në rezultate sa më të mira në garat sportive botërore. Shuma e përgjithshmë e mbështetjes për Komitetin Olimpik, federatat e sportit dhe Komitetin Paralimpik vetëm përmes memorandumeve vjetore është mbi 3.7 milionë Euro. Megjithatë, kjo nuk do të jetë e tëra, pasi gjatë gjithë vitit Ministria do t’i mbështesë federatat e sportit me buxhet shtesë për projekte, programe dhe aktivitete të veçanta. Koeficienti i pikës për federatat e kategorisë A është rritur në 2200 Euro, ndërsa për kategorinë B do të jetë 1500 Euro. Federatat e kategorisë C janë vlerësuar me koeficient të pikës prej 1200 Euro, ndërsa për kategorinë D është rritur në 1000 Euro. Natyrisht që financimi vjen me detyrime dhe në këtë pikë kemi qenë të qartë nga fillimi i mandatit tonë. Licensimi dhe rilicensimi i të gjitha federatave të sportit do të ndodhë muajve në vijim dhe ky është kusht i domosdoshëm për mbështetje financiare. Një tjetër faktor përcaktues për të gëzuar mbështetjen financiare për këtë vit është edhe rregullsia financiare për periudhat paraprake. Gjithashtu, federatat e sportit do t’i kenë edhe kuotat e detyrueshme buxhetore për të garantuar mbështetje për edukimin fizik të fëmijëve, sportin shkollor, fuqizimin e vajzave dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në veprimtarinë sportive.
SHBA, mbi 160 të vdekur nga uragani Helene që goditi juglind...
Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim
Osmani takoi ministrin gjerman të Bujqësisë, flasin për bash...
Delegacioni kosovarë diskuton për anëtarësimin në KiE me kon...
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, shoqërohen në polici s...
Konjufca shpreh shqetësimin për hyrjen e pakontrolluar të ma...