Një foshnje e lindur me dy koka, tre krahë dhe dy zemra ka tronditur mjekët në Indi.
Sipas medieve të huaja, Shaheen Khan dhe bashkëshorti i saj, Sohail, prisnin binjakë plotësisht të formuar, por u tronditën kur ajo solli në jetë një fëmijë me dy koka më 28 mars në Ratlan, në shtetin indian të Madhya Pradesh.
Ky çrregullim njihet si parapagus dicefalik – ky dy foshnja bashkohen nga një bust – shpesh rezulton në një lindje të vdekur.
Por binjakët e lidhur mrekullisht kanë mbijetuar deri më tani dhe janë shtruar në një spital në qytetin e afërt të Indore për t’u monitoruar nga mjekët.
Shaheen mbetet në spitalin e qarkut në Ratlam.
“Këto lloj rastesh janë të rralla dhe gjendja e foshnjave mbetet e pasigurt, sidomos në ditët e para”, tha një nga mjekët me emrin Lahoti./arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...