Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela gjatë një konference të sotme për shtyp tha se Aleanca për Shqiptarët mbështet ndryshimet kushtetuese me çka do të hiqej 20 përqindëshi si përcaktues për shqiptarët në Kushtetutë.
Sela tha se shqiptarët nuk duhet të trajtohen me definicione ofenduese në kuadër të kushtetueses.
“Ndryshimet kushtetuese e para punës nuk duhet të varen nga regjistrimi i popullsisë. Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët është konsistent dhe i përhershëm i shprehur shumë herë publikisht edhe kur është hapur Kushtetuta. E dëshmuar edhe me amendamente në cilat segmente mendojmë se duhet ndryshuar Kushtetuta, dhe po, Kushtetuta duhet ndryshuar!”, theksoi mes tjerash Sela. /arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë