Veteranët e luftës dhe qasje juridike vs politikë e problemit
Qasja politike:
Të enjten e shkuar, kryeministri Kurti në emisionin “Desku” në KTV u shpreh se duhet të gjinden mënyrat se si të mënjanohen “deformimet” në evidenca.
Ramush Haradinaj, ne TV Dukagjini nder te tjera lidhur me kete deklarate te Kryeministrit Kurti, ka deklaruar se “Na i dalim këtij në rrugë edhe i tregojmë, a mund hyn ky në zyrë nëse tallet më këto kategori, s’mundesh me i lanë këta pa i përfshi në kriterin e pagës minimale”.
Si Kryeministri Kurti ashtu edhe ish Kryeministri Haradinaj, e dine se ka pasur rritje te numrit te veteraneve te luftes, ne menyre te kunderligjshme.
Si Kryeministri Kurti ashtu edhe ish Kryeministri Haradinaj e dine se buxheti i Kosoves po demtohet nga me miliona Euro nga veteranet e rrejshem.
Si Kryeministri Kurti ashtu edhe ish Kryeministri Haradinaj e dine se me se shumti nga ky fenomen demtohen veteranet e vertete te cilet kane kontribuar ne menyre aktive ne clirimin e Kosoves.
Sikurse, Si Kryeministri Kurti ashtu edhe ish Kryeministri Haradinaj e dine se kjo ceshtje me nuk eshte as kompetence e Kryeministrit, e as e ish Kryeministrit, as e qeverise, e as ndonje komisioni apo organi administrativ per te rregulluar kete ceshtje. Kjo ceshtje tanime eshte kompetence dhe pergjegjesi vetem e organeve gjyqesore.
Jo pse po them une, ose dikush tjeter, por sepse keshtu e thote Kushtetuta dhe ligji. Nje e drejte e fituar nga nje proces administrativ, nga nje komision i themeluar sipas ligjit, dhe kur kjo e drejte eshte realizuar edhe ne menyre te kunderligjshme, e njejta mund te revokohet vetem permes nje procesi gjyqesor, e kurre e asnjehere permes deklaratave politike./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...