Britania “godet” sërish Rusinë, miraton paketën e re të sanksioneve ndaj mediave

13:25 | 31 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

14 persona dhe biznese të tjera i janë shtuar listës së sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar kundër Rusisë, duke përfshirë Sergey Brilev, një propagandues që ka në pronësi agjensinë e lajmeve Russia Today (RT), sipas skynews.

Ndër të sanksionuarit janë:

Aleksandr Zharov, shef ekzekutiv i Gazprom-Media

Alexey Nikolov, drejtor i RT

Anton Anisimov, drejtor i Transmetimit Ndërkombëtar Sputnik

Listës i është shtuar edhe i ashtuquajturi “kasap i Mariupolit”, gjenerali rus Mikhail Mizintsev, i cili akuzohet për sulmet në objektivat e banimit në qytetin e rrethuar.

“Lufta e Putinit kundër Ukrainës bazohet në një lumë gënjeshtrash. Britania ka ndihmuar në ekspozimin e dezinformatave të Kremlinit dhe kjo paketë e re sanksionesh godet propaganduesit e paturpshëm që mbështesin lajmet dhe narrativat e rreme të Putinit.

“Ne do të vazhdojmë të vendosin më shumë sanksione për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe për të siguruar humbjen e Putinit në Ukrainë,” tha sekretarja e jashtme britanike Liz Truss./abcnews.al/

Të ngjashme