Gjykimi për krime të luftës që po zhvillohet ndaj Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar për këtë javë.
Seanca e fundit u mbajt të enjten, ku përfundoi dëgjimin dëshmitari i katërt i mbrojtjes, Hazir Borovci.
Ky gjykim pritet të vazhdojë të hënën, më 4 prill, ku do të dëgjohet dëshmitari i pestë i mbrojtjes.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.
Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...