Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Drenoc të Malishevë.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe si pasojë kanë mbetur dy persona të lënduar, shkruan arbresh.info
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Sot rreth orës 11:00 në fshatin Drenoc të Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku janë dy persona të cilët janë dërguar në trajtim mjekësor”, tha Gjurkaj.
Tutje zëdhënësi shtoi se në vendin e ngjarjes kanë arritur policia, zjarrfikësit dhe emergjenca. /arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...