Një grabitës ka hyrë në shtëpinë shumë milionëshe të David dhe Victoria Beckham, ndërsa çifti ishte në një dhomë gjumi në katin e sipërm të pavetëdijshëm, sipas raporteve.
Çifti dhe vajza Harper, 10 vjeç, thuhet se nuk ishin në dijeni se një hajdut kishte hyrë në shtëpinë e tyre në Holland Park, në Londrën Perëndimore.
Vjedhja u zbulua nga djali i tyre, Cruz, në momentin që ai u kthye nga një mbrëmje me miqtë.
Ai vuri re se një dhomë gjumi ishte grabitur, ku ishte thyer edhe xhami i dritares.
Policia Metropolitane konfirmoi se ata ishin thirrur në pronë në orën 00:37 të mëngjesit të datës 1 mars dhe besonin se vjedhja kishte ndodhur midis orës 20:30 dhe 23:30.
Asnjë arrestim nuk është bërë dhe hetimet vazhdojnë.
“Për fat të mirë, kriminelët arritën vetëm në një dhomë gjumi para se të iknin.“
“Siguria në shtëpi është shumë e mirë, si fizikisht ashtu edhe teknikisht”, tha burimi.
Asnjë nga sendet që u vodhën – që besohet se kishin vlerë mijëra paund – nuk kishin vlerë sentimentale./Classlifestyle
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...