Lëngu me vetëm 3 përbërës nxit humbjen e peshës

12:12 | 31 Mars 2022
Trina Galanxhi

Rënia në peshë është një nga proceset më të mundimshme për shumë gra.

Përveç aktivitetit fizik dhe një diete të kontrolluar që nuk përfshin urinë, truket e vogla ushqyese mund t’ju ndihmojnë në këtë process, transmeton portal arbresh.info

Një prej tyre është edhe lëngu me vetëm 3 përbërës që në mënyrë efektive largon ndjenjën e urisë, përshpejton metabolizmin, siguron energjinë dhe ndihmon trupin të heqë qafe yndyrën e tepërt.

Një pije e bërë nga uthulla e mollës dhe mjalti është një aleat i vjetër në humbjen e peshës, ndërsa tani asaj i bashkohet edhe grejpfruti, i cili ndër të tjera stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe zbërthen në mënyrë efektive yndyrnat.

Përbërësit:

1 filxhan lëng grejpfruti të freskët

2 lugë çaji uthull molle

1 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit mirë. Pini këtë pije para tre vakteve të ushqimit. Përsëriteni procedurën çdo ditë për një javë dhe pushoni javën tjetër. Nëse nuk e duroni dot hidhësinë e grejpfrutit, zëvendësojeni me lëng portokalli të freskët çdo të dytën ditë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme