Lajçak dhe sekretari francez i Shtetit flasin për sigurinë në Ballkan

13:08 | 31 Mars 2022
Artan Maliqi

Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane në Francë, Clement Beaune, gjatë ditës së sotme është takuar me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Beaune e bëri të ditur këtë takim përmes nje postimi në Twitter, duke sqaruar se në fokus ishte biseda për Ballkanin Perëndimor.

“Sot në mëngjes, pata një takim me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, për të biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor, një çështje kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës sonë”, ka shkruar Beaune/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme