Google ADS

Busquets konfirmon se Kessie do t’i bashkohet Barcelonës

10:54 | 31 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka konfirmuar se Franck Kessie do t’i bashkohet atyre si një transferim i lirë këtë verë.

Ka pasur shumë spekulime se Kessie ka rënë dakord për një marrëveshje për t’u bashkuar me klubin katalanas përpara sezonit 2022-23 dhe presidenti i tyre, Joan Laporta dukej se konfirmoi se kishin finalizuar marrëveshjen me Kessien nga Milan dhe Andreas Christensen i Chelseat, edhe pse ai deklaroi se ai nuk mund të jepte emra konkretisht.

Në një intervistë për RAC1, Busquets është pyetur për Kessie, duke konfirmuar në thelb ardhjen e ivorianit në fund të sezonit, siç sugjerojnë raporttet për dy javët e fundit.

“Franck është një lojtar i fortë fizikisht dhe ai që humbet pak topa dhe që di si ta vendosë lojën”, tha ai.

“Për këtë jam i sigurt se do të jetë një përforcim që do të na bëjë mirë. Kessie do të na ndihmojë. Ai do të duhet të përshtatet me lojën e Xavit, por ishte trajneri ynë që dha “ok” për transferimin. Barcelona po rikuperohet dhe lojtarët duan të vijnë tek ne”, përfundoi kapiteni i katalanasve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme