Presidenti rus Vladimir Putin po mashtrohet nga këshilltarët e tij, pasi janë shumë të frikësuar për t’i thënë se sa keq po shkon lufta në Ukrainë, thotë Shtëpia e Bardhë, transmeton arbresh.info
Ndërkohë, inteligjenca britanike thotë se trupat ruse në Ukrainë janë të demoralizuara, nuk kanë pajisje dhe refuzojnë të zbatojnë urdhrat e Putinit. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk është informuar plotësisht nga Ministria e tij e Mbrojtjes për dështimet e ushtrisë së tij në Ukrainë gjatë muajit të fundit,raporton BBC.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield tha se SHBA-të kishin informacione se Putin “u ndje i mashtruar nga ushtria ruse” dhe kjo kishte rezultuar në “tensione të vazhdueshme midis Putinit dhe udhëheqjes së tij ushtarake”.
“Ata nuk e dinë se si do të reagojë një lider si ai ndaj marrjes së lajmeve të këqija,” tha zëdhënësi i Pentagonit, Kirby./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?