Google ADS

Doli për ta rregulluar traktorin, vdes një person në Rahovec

09:36 | 31 Mars 2022
A. B.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e mërkurë në Rahovec, ku një person ka humbur jetën.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, i ndjeri ishte duke e rregulluar traktorin në oborrin e tij, traktori ka lëvizur me ç ‘rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore, shkruan arbresh.info

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM ME PASOJA FATALE /Rr.Xheladin Hajda, Rahovec, 30.03.2022-16:05 .Raportohet se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke e rregulluar traktorin ne oborrin e tij, traktori ka lëvizur me ç ‘rast i njëjtit ka pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës e më pas me autoambulancë është nisur në drejtim të QKUK dhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjarëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme