Google ADS

“Qeveria nën hije”, e Partisë Demokratike të Kosovës, vjen me ndryshime

09:35 | 31 Mars 2022
S D

Përgatitjet rreth themelimit të “Kabinetit të Qeverisjes së Mirë”, të Partisë Demokratike të Kosovës janë në finalizim e sipër, raporton arbresh.info.

Burime të portalit arbresh.info bëjnë të ditur se programi i tanishëm dallon nga programi i mëparshëm i “Kabinetit të Qeverisjes së Mirë”, e njohur si “Qeverisje nën Hije”.

Arbresh.info ka mësuar dy pika nga lista e programit të “Kabinetit të Qeverisjes së Mirë”.

Një nga to është ndryshimi i emrave të ministrive.

Që do të thotë se ministritë do të ndryshojnë emrat nga ajo që jemi mësuar t’i njohim.

Ndërkaq pika e dytë është se në përbërje të ministrive nuk do të jetë vetëm ministri por do të përbëhet nga dy ose tre persona të tjerë.

Nga kjo kuptojmë se Partia Demokratike e Kosovës, në krye me Memli Krasniqin do të bëjë ndryshime rrënjësore strukturore.

Tutje burime të portalit arbresh.info bëjnë të ditur se i pari i PDK-së, së shpejti do të shpalos gjithë programin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë.

Kujtojmë se ditë më parë me unanimitet, Këshilli Drejtues i PDK-së, miratoi Rregulloren për funksionimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë, që sipas statutit të PDK-së është parakusht për themelimin e KQM-së.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në këtë mbledhje theksoi se PDK siç ka qenë alternativë për qytetarët në zgjedhjet lokale, ngjashëm do bëhet alternativë për qytetarët dhe për Kosovën në nivelin qendror.

“Këto zgjedhje na kanë mësuar atë qe e dinim e duhet ta mbajmë mend gjithmonë, se qytetari i Kosovës po ndryshon dhe se PDK-ja është në hap me ndryshimet për të cilat qytetari ka nevojë. Na kanë konfirmuar se fjalët, dramatizimet dhe ligjërimet, kurrë s’kanë qenë e kurrë s’do të jenë zëvendësim për afërsinë, ndjeshmërinë dhe trajtimin e përbashkët të temave konkrete me rëndësi për qytetarët e Kosovës. Dhe pa asnjë dyshim na kanë motivuar, për ta kapur këtë moment, e për ta përhapur këtë frymë jo më vetëm në transformimin e jetës së qytetarëve nëpër komuna, por edhe në nivelin qendror, sepse ky moment nuk është moment veç për PDK-në. Është para së gjithash, moment për qytetarin që ka nevojë sot më shumë se kurrë për një Parti Demokratike të fortë e unike, në të cilën ai mund të besojë planet e perspektivës dhe të ardhmes së tij. Prandaj, ky moment nuk mund të ikë. Dhe si kryetar i PDK-së, ju garantoj sot se nuk do ta lëmë të ikë.”, deklaroi Krasniqi./arbresh.info/S.D/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme