Aktualisht në Kosovë janë 592 raste aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) numrin më i lartë i raste aktive është në Komunën e Prishtinë, ku aktualisht janë 168 raste aktive me koronavirus, e pasuar nga Prizreni me 52, Ferizaj me 49, Gjilani me 44 dhe komuna të tjera me dhjetëra raste.
Në raportin e fundit IKShPK njoftoi se asnjë qytetarë nuk ka ndërruar jetë si shkak i infektimit me këtë virus, por që 30 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
E në Kosovë po vazhdon ende vaksinimi antiCOVID-19. Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1.821.818 doza të vaksinës, kurse 820.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Po ashtu qytetarët vazhdojnë të marrin edhe dozën e tretë antiCOVID-19 e ku deri tani janë 99 mijë e 961 qytetarë që morën edhe dozën e tretë antiCOVID-19./arbresh.info/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...