Real Madrid dhe Marco Asensio janë në prag të fillimit të negociatave që do të përcaktojnë nëse e ardhmja e lojtarit është në klub apo larg tij.
Edhe pse marrëdhënia mes palëve është e mirë dhe me kontakte të shpeshta, ende nuk kanë nisur bisedimet vendimtare rreth kontratës së tij.
Klubi dhe agjenti i lojtarit kanë rënë dakord të takohen së shpejti, me datën e saktë që do të përcaktohet. Është një periudhë e komplikuar për Real Madridin, ku operacionet e përditshme kërkojnë vëmendje maksimale, por edhe planifikimi për sezonin e ardhshëm.
Prioriteti i Asensio është zgjatja e kontratës së tij aktuale me Real Madridin, e cila skadon në qershor 2023, shkruan Gazeta Express.
Drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se pozicioni i tij negociues është shumë i mirë, pasi nëse ai nuk nënshkruan në muajt e ardhshëm, ai do të jetë në gjendje për t’u larguar falas në fund të sezonit të ardhshëm.
Megjithatë, ata kanë besim se do të gjendet një zgjidhje dhe ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re.
/Gazeta Express/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...