Rusët përpiqen të hakojnë NATO-n

01:25 | 31 Mars 2022
Trina Galanxhi

Hakerët rusë së fundmi janë përpjekur të depërtojnë në rrjetet e NATO-s dhe ministrive të mbrojtjes të disa vendeve të Europës Lindore, sipas një raporti nga Grupi i Analizës së Kërcënimeve të Google.

Raporti nuk thekson se cilat vende  ishin shënjestruar në atë që Google e përshkroi si “fushatë kredenciale të phishing” të nisura nga një grup me bazë në Rusi i quajtur Coldriver, ose Callisto, transmeton portal arbresh.info

Fushatat u zhvilluan duke përdorur llogari të reja të krijuara në Gmail.

Google thotë se ndërsa “shkalla e suksesit të këtyre fushatave është e panjohur”, nuk është në dijeni të ndonjë llogarie të Gmail që është komprometuar.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia dhe grupet e hakerëve të mbështetur nga Rusia përbëjnë një kërcënim.

Rusia ka mohuar akuzat për rritje të sulmeve kibernetike ndaj objektivave perëndimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme