Google ADS

Ministri francez: Nuk shoh përparim në negociata, lufta vazhdon

00:44 | 31 Mars 2022
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, tha se nuk sheh asnjë përparim nga negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Lufta vazhdon dhe për momentin, me sa di unë, nuk ka asgjë të re. Rusët thonë gjithçka, por unë do t’u besoj vetëm veprave, jo fjalëve të tyre,” tha Le Drian, shkruan France24, transmeton portal arbresh.info

Më herët sot, autoritetet ruse konfirmuan se asgjë premtuese apo përparim nuk është arritur gjatë negociatave në Turqi.

Raundi i tjetër i negociatave do të vazhdojë me 1 prill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme