Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka deklaruar se Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke u keqinformuar mbi luftën në Ukrainë.
Ai thotë se Pentagoni pajtohet me vlerësimet – të përmendura më herët nga drejtoresha e Komunikimit e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield – se presidenti rus Vladimir Putin nuk është plotësisht i informuar për ngjarjet në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info
Kirby ka theksuar se Pentagoni e sheh këtë veprim si shumë shqetësues.
“Është ushtria e tij. Është lufta e tij. Ai e zgjodhi atë…fakti që ai mund të mos e kuptojë plotësisht shkallën në të cilën forcat e tij po dështojnë në Ukrainë, kjo është pak siklet,” tha ai.
Kirby tha gjithashtu se një Putin i painformuar mund të rezultojë në një përpjekje “më pak se besnike” për t’i dhënë fund konfliktit përmes negociatave.
“Nëse ai nuk është plotësisht i informuar se sa keq po ecën, atëherë si do të arrijnë negociatorët e tij në një marrëveshje?” , pyeti ai.
Për më tepër, një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha se forcat ruse po largohen nga objekti bërthamor i Çernobilit, vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë në vitin 1986. Zona u pushtua nga Rusia disa ditë pasi pushtuan Ukrainën më 24 shkurt./bbc/arbresh.info/
Arrestohet gjilanasi për armëmbajtje pa leje
Ushtria izraelite paralajmëron civilët libanezë që të largoh...
Arrestohen katër persona në Shipol për kontrabandim me emigr...
Kanosi zyrtarët policor, arrestohet një grua në Pejë
Vdes motra e Adem dhe Hamëz Jasharit
Rama publikon pamjet nga Korridori VIII: Po punohet në disa ...