Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Norvegji është takuar me mërgimtarët atje.
Kurti thotë se çdoherë kur Kosova ka pasur nevojë, mërgata ka qenë pranë saj, në kohë të mira e të vështira.
Njoftimi i plotë:
Çdoherë kur Kosova ka pasur nevojë, mërgata ka qenë pranë saj, në kohë të mira e të vështira. Mbrëmë në ambientet e ambasadës së Kosovës në Oslo, në kuadër të “Dialogut me Mërgatën” zhvilluam një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatave, mësues të gjuhës shqipe, profesionistë të shquar të fushave të ndryshme, aktivistë politikë si dhe pjesëtarë nga komuniteti shkencor dhe akademik.
Dialogu me mërgatën ka për qëllim riimagjinimin e partneriteteve me bashkatdhetarët tanë dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe mërgatës në fushën e arsimit, investimeve dhe inovacionit.
Të pranishmit i falënderova për kontributin dhe i informova për punën njëvjeçare të qeverisë si dhe rolin që mërgata ka marrë në kuadër të programit qeveritar, për sukseset dhe sfidat e përbashkëta.
View this post on Instagram
Kuka: Ministria e Sportit të krijoj mekanizma për përgjegjës...
Gjuajtje me armë në drejtim të një shtëpie në Dragash, polic...
Arrestohen 33 persona me urdhëresa tё gjykatave gjatë muajit...
Kurti dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit, ambasadorja Ziv e...
Në 24 orë, policia shqipton 2460 gjoba në trafik
Aksident trafiku në Klinë të Mesme