Vdiq në moshën 33-vjeçare ylli i “The Wanted”, Tom Parker

18:58 | 30 Mars 2022
L G

Këngëtari britanik Tom Parker, i cili ishte pjesë e bendit “The Wanted”, ka vdekur në moshën 33-vjeçare pasi u diagnostikua me kancer terminal në tru, njoftoi grupi.

Këngëtari u tha fansave në tetor 2020 se ishte diagnostikuar me një tumor të paoperueshëm dhe terminal.

Gruaja e tij, Kelsey Hardwick, gjithashtu konfirmoi vdekjen e bashkëshortit në Instagram, ku shkroi: “Zemrat tona janë thyer. Tom ishte qendra e botës sonë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Wanted (@thewantedmusic)

Dyshja kishin së bashku dy fëmijë të vegjël.

“Ne nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen e tij dhe praninë energjike. Ne jemi vërtet mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen dhe kërkojmë që të gjithë të bashkohemi për të siguruar që drita e Tomit të vazhdojë të shkëlqejë për fëmijët e tij të bukur”,shtoi ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme