Tjetër sulm në Mariupol, bombardohet përsëri ndërtesa e Kryqit të Kuq

18:40 | 30 Mars 2022
KRG

Sot gjatë ditës është sulmuar për dy herë magazina e Kryqit të Kuq në Mariupol.

Imazhet satelitore nga Maxar Technologies, kanë konfirmuar se tashmë është sulmuar përsëri magazina.

Zëdhënësi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq tha për CNN se nuk kanë akoma informacione nëse ka viktima dhe se sa është numri i tyre.

Ndërsa mediat botërore, kanë raportuar se qyteti i Mariupolit tashmë është i rrethuar nga forcat ruse dhe mbi 160 mijë civilë janë mbetur të bllokuar, pa pasur qasje në ujë të pijshëm dhe ushqim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme