Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën armë.
Sipas njoftimit, policia kishte pranuar informacion se në shtëpi i dyshuari posedon armë pa leje, shkruan arbresh.info.
“Stacioni policor në Viti nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka pranuar një informacion se një person në fshatin Remnik të Komunës së Vitisë posedon armë pa leje”, bënë të ditur policia.
Në lidhje me këtë rast njësitet policore të rendit shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Me aprovim të Gjykatës Themelore në Gjilan, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me inicialet R.M.( M/K) i moshës rreth 46 vjeçar dhe aty janë gjetur: një armë zjarri pushkë gjysmë automatike me 8 copë fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshimti është arrestuar fillimisht dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është iniciuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ për procedura të mëtejme hetimore ./arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor