Agjencia Kombëtare e Bregdetit po përgatit planin për ndërhyrje të pastrimit sezonal të plazheve.
Kështu deklaroi sot ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
“Është e para herë që ndodh një gjë e tillë në katër bashkitë që kanë rezultuar më problematike nga viti i kaluar si Saranda, Himara, Durrësi dhe Kavaja për periudhën qershor-shtator që është kulmi i sezonit të plazhit. Por sërish nuk mjaftojnë masat e marra nga qeveria, bashkia, nëse e gjithë shoqëria nuk bëhet pjesë e këtij koalicioni kundër papastërtisë kundër pisllëkut dhe për shëndetin e fëmijëve tanë”, theksoi Kumbaro.
Kumbaro u shpreh se “të gjitha bashkitë e vendit për vitin 2022 si pjesë e këtij plani që ka nisur që në fillim të mandatit të tretë kanë buxhetuar 10 milionë euro më shumë për këtë vit zërin e integruar të menaxhimit në total për të gjithë vendin. Të gjitha këto masa janë premisa dhe garanci që ky vit do të jetë shumë i pastër ky sezon shumë i shëndetshëm, por këtë gjë nuk e bën vetëm një aktor secili ka një moment përgjegjësie dhe kjo është koha për ta zbatuar atë përgjegjësi”.
“Nga nëntori i vitit të kaluar e deri më sot të gjitha stafet e bashkive janë në territor duke bërë pastrimin e asaj pjese të territorit që përballet me mbingarkesën e 30 vjetëve mbetje të hedhura në territor”, tha ajo.
Kumbaro u bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë pastër territorin, ndërsa tha se bizneset janë ndotësit më të mëdhenj. Sipas parimit kush ndot më shumë, paguan më shumë sot kemi tarifa të diferencuara për çdo bashki, ndryshe për familjarët dhe ndryshe për bizneset”./Atsh
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë