Nëse një ditë do bëhej zgjedhja e burrështetasit më të ndershëm e më të suksesshëm të Shqipërisë gjatë tri dekadave të fundit dhe, nëse do kërkohej nga gjithë ata që deri tani e kanë drejtuar vendin të mblidheshin te sheshi Skënderbe, edhe atë të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë e më të besueshëm, pa dyshim se Piktori do ishte nga të parët që do ngjitej në tribunën e konkurruesve.
Por, për dallim nga gjithë të tjerët, ai do ishte i vetëm, pa asnjë shoqërues, ngaqë thuajse të gjithë bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe më me vlerë, do ishin në burg.
Por edhe vetminë e vet, ai do e arsyetonte ashtu siç e mbron sot çdo vepër kriminale të bashkëpunëtorëve të tij: duke shpjeguar se ai as që e dinë pse shërben leku dhe se, i verbuar nga pasioni dhe vullneti i papërmbajtur për t’i shërbyer popullit dhe vendit, nuk ka mundur ta dallojë hajdutin nga i ndershmi.
Dhe nga ky këndvështrim duhet parë edhe të akuzuarit e fundit lidhur me inceneratorët, lidhur me këtë aferë të paimagjinueshme, por e cila nuk e bëri Piktorin as të skuqej deri sa përgjigjej përpara komisionit parlamentarë, e le më të pranonte fajësi. Aferë që sipas Kryeministrit të Shqipërisë është stërmadhuar, ngaqë nuk janë keqpërdorur mbi katërqind milion euro, sa thonë kundërshtarët e tij politik, por as njëqind milion euro të plotë?
Po pra, siç duket, shumë nga pushtetarët e sotëm do përfundojnë në burg, por shefi i tyre do mbetet ky që është: faqebardhë dhe shëmbëlltyra e ndershmërisë?! E kjo do ndodh sepse Kryeministri i sotëm i Shqipërisë arriti diçka thuajse të paimagjinueshme: ia doli që interesin partiak të barazojë me atë të grupit të ‘Rilindjes’ dhe, përfitimet e ‘Rilindësve’ t’i shpallë si interes strategjik të shtetit, e me çka e përbuzi dhe e asgjësoi vullneti e popullit të vet.
Si do qoftë, Shqipëria e sotme vazhdon ta shkruajë kapitullin më interesant të tri dekadave të saja të fundit, kapitullin e zhbërjes së saj si shtetit, atë kur burrërinë e Kryeministrit e mbronin gratë e shtrenjta ministresha. Gratë që me veshjet e veta firmato, e zbukuronin armatën e ‘evet efendive’ të rrëgjimit, të cilët paguheshin shtrenjtë vetëm për të shëtitur nëpër studiot televizive, ku hanin atë që nuk e hanë as qentë e uritur, për të dëshmuar sa e rëndë është ta kuptosh urrejtjen e ngrohtë ndërshqiptare që shpërndan Piktori.
Po pra, kur një ditë do shkruhet historia e tri dekadave të fundit të Shqipëria, aty nuk do mungojnë as shenjat njohëse të drejtuesve të saj të kësaj periudhe. Pra aty nuk do mungojë as portreti i Kryeministrit të sotëm, të cilin mbase të gjithë do e kujtojnë nëpërmjet pikturave të tij. E të cilat, të pikturuara kryesisht mbi fletë të shkruara, të lënë përshtypjen se nuk kanë për qëllim të shpalosin prirjet artistike të autorit, por të shlyejnë atë që dikush ka shkuar në letër.
Dhe pikturat e tilla ndoshta më së miri do e shpalosin fytyrën e vërtet të rrënuesit të Teatrit Kombëtarë, të njeriut që pa dyshim se di ta pikturojë harresën e së shkuarës dhe urrejtjen ndaj lavdisë së të tjerëve, por jo edhe përkrahjen e vet të projekteve serbe. Të projekteve si ai për ‘Ballkanin e Hapur’, e që është emri ndryshe për ‘Botën Serbe’, botë që donë të tregohet hambar me grurë për ta ushqyer Shqipërinë, e në të vërtetë është vetëm kazermë ushtarake, kazermë e gatshme për ta vrarë Kosovën. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...