Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se autoritetet përkatëse kanë filluar inspektimin në terren, pasi në Kosovë sot pati sërish rritje të çmimit të naftës.
Nga MINT thuhet se ka dyshime për orkestrim të rritjes së çmimit, me ç’rast u kanë bërë thirrje qytetarëve që të lajmërojnë për shkeljet eventuale.
“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem”, thuhet në njoftim.
Pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi i naftës.
Prej 1.59 centë për një litër, çmimi i naftës është rritur në 1.69 centë për litër. /arbresh.info/
lexo edhe:
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...