Në seancën e së mërkurës në gjykimin ndaj Salih Mustafës, u dëgjua dëshmia e dëshmitarit të katërt të mbrojtjes, Hazir Borovci, Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Borovci tha se në UÇK kanë mundur të kyçen të gjithë që kanë pasur vullnetin, mundësinë e dëshirën pasi UÇK ishte vet populli.
Tutje mbrojtja ka pyetur se a kishte dallim brenda UÇK-së mes njerëzve që vinin nga parti të ndryshme politike apo fe.
“Sikur të kishte dallim, unë isha atëherë nënkryetar i degës të LDK-së, nuk ka pas dallime as në aspektin partiak, as fetar, janë munduar të improvizojnë e inskenojnë për të na përça, por kur është në pyetje atdheu, vendi, të gjithë janë bë bashkë, edhe LDK edhe subjekte tjera dhe nuk ka pas dallim, as në aspektin fetar e as partiak”, tha ai.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate./arbresh.info/
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së