Ish-kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka reaguar pasi rritja e çmimeve të produkteve po vazhdon.
Prestreshi përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se biznesmenët po mirren vesh të blejnë më lirë dhe të shesin më shtrenjtë me kusht që kur rritet çmimi në bursa, blejnë shtrenjtë dhe shesin shtrenjtë në mënyrë që marzha e fitimit të tyre asnjëherë mos të ketë rënie shkruan arbresh.info
Tutje, ai tha se është e ndaluar që bizneset të lidhin marrëveshje për ngritje të çmimeve, pasi ky mund të jetë divijim ti nenit 10 të Kushtetutes së Republikës së Kosovës.
Postim i i tij i plotë pa ndërhyrje:
Atëhere unë blejë me çmim të ulët dhe shes me çmim të lartë kjo është normale në ekonomi të tregut. Sepse secili biznesmen dëshiron që ta maksimalizoj profitin. Ky operim biznesor është krejtësisht i pranueshëm.
Por kur kta biznismen, nëpërmjet ekonomitricienteve të tyre, parashikojnë rrijtje të çmimit në bursa ndërkombëtare, dhe ulën e mirren vesh, që të blejnë lirë dhe të shesin shtrejtë, me kusht që kur rritet çmimi në bursa, blejnë shtrejtë dhe shesin shtrejtë, e që marzha e fitimit të tyre asnjëherë mos të ketë rënje, atëhere ktu krijohet një lloj karteli apo thënë me një gjuhë më të rrept një lloj konglamerati.
Sepse nëse gjitha ndërmarrjet që operojnë në tregun e caktuar, me një marrëveshje të bashkërenduar, e caktimin e çmimit të produkteve të tyre e bëjnë së bashku, që përkthehet se të gjitha jane duke vepruar në një ombrell, kjo konsiderohet ç’rregullim apo shtrembërim i konkurrencës së lirë dhe të drejtë, e rrjedhimisht, mund të ketë divijim të nenit 10 të Kushtetutes së Republikës së Kosovës. (Ky fenomen negativ është alarmant)
Pasojat mund të jenë kolesale! / arbresh.info/
lexo edhe:
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë