Enti Shtetëror i Statistikës sot do t’i publikojë të dhënat nga regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave, 2021, i cili është kryer nga 5 deri më 30 shtator 2021.
Në këtë ngjarje, siç është paralajmëruar, do të drejtohen drejtori i Entit shtetëror të statistikës, Apostol Simovski, zëvendësdrejtori Ilmi Selami dhe eksperti ndërkombëtar nga Sllovenia, Danilo Dolenc.
Ngjarja do të ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë do të ndahen letra falënderimi për institucionet që kontribuan në realizimin me sukses të Regjistrimit 2021 dhe në pjesën e dytë do të publikohen të dhënat nga Regjistrimi.
Regjistrimi 2021 është i pari në shumë parametra – i pari në pothuajse dy dekada, i pari në një pandemi, i pari në një metodë të kombinuar, i pari në të cilin regjistrohet diaspora dhe, më e rëndësishmja, i përfunduar me sukses pavarësisht nga të gjitha sfidat.
Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, dje në intervistë për MIA-n, tha se përkundër të gjitha sfidave, regjistrimi është një prezantim tërësor, i saktë dhe preciz i shoqërisë sonë.
Publikimi i të dhënave do të bëhet radhazi, sipas grupeve të të dhënave. Grupi i parë i të dhënave që do të publikohet sot përfshin të dhëna për popullsinë totale rezidente, totalin e popullsisë jorezidente, gjininë, moshën, përkatësinë etnike, fenë, gjuhën amtare dhe gjuhën e zakonshme të folur në familje, numrin e banesave dhe numrin e familjeve, ndërsa në muajt në vijim do të publikohen sete të dhënash për karakteristikat arsimore dhe ekonomike të popullsisë, banesat, amvisëritë, aftësia e kufizuar.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Entit Shtetëror të Statistikave, menjëherë pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë më 30 shtator janë regjistruar gjithsej 1.832.696 persona, janë regjistruar 568.175 amvisëri dhe 837.255 banesa. Jashtë shtetit janë 204 805 qytetarë të vetëregjistruar.
Regjistrimi i vitit 2021 është kryer nën protokolle të rrepta shëndetësore dhe në kushte të pandemisë KOVID, sipas një metodologjie të re të EUROSTAT-it dhe për herë të parë me një model të kombinuar – përveç mbledhjes së të dhënave direkt nga popullata në terren, të dhëna nga e ashtuquajtura databaza e pararegjistrimit, ku me futjen e numrit ID të qytetarit në aplikacionin e regjistrimit, tërhiqeshin automatikisht të gjitha të dhënat që ekzistojnë për atë person në bazat e të dhënave në vend.
Regjistrimi i fundit në vend u mbajt në vitin 2002, kur popullsia e përgjithshme ishte 2.022.547 persona, kishte 564.296 amvisëri dhe 698.143 banesa. Sipas përkatësisë etnike maqedonas janë deklaruar 1.297.981 (64.17 për qind), shqiptarë 509.083 (25.17 për qind), turq 77.959 (3.85 për qind), romë 53.879 (2.66 për qind), serbë 35.939 (1.77 për qind), boshnjak 17,018 0,47 për qind) vlleh 9,695 (0,47 për qind) dhe 20,993 (1,03 për qind) të tjerë.
Në territorin e vendit, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, regjistrimet e para ndodhin në shekullin e 15-të, kur autoritetet turke numëronin vetëm kryetarët e taksave dhe popullsinë mashkullore, ndërsa regjistrimi i parë modern u krye në vitin 1921. Tetë regjistrime u kryen pas Luftës së Dytë Botërore: 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 1994 dhe 2002.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...