Obiliq, shantazhohet një vajzë se do i shpërndahen foto dhe video në facebook

09:08 | 30 Mars 2022
S D

Është arrestuar një person pasi që ka shantazhuar një vajzë se do i shpërndaj foto dhe video në rrjetin social në facebook, shkruan arbresh.info.

I dyshuari është dërguar në mbajtjeje.

“Obiliq 29.03.2022 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën femër kosovare, duke shpërndarë foto dhe video incizime në rrjetin social facebook. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme