Google ADS

Instagram vjen me një opsion të ri interesant

00:40 | 30 Mars 2022
Trina Galanxhi

Nga të gjitha aplikacionet Meta, WhatsApp dhe Instagram duket se marrin më shumë përditësime. Tani një veçori interesante mund të arrijë në Instagram.

Tani storieve mund t’i përgjigjeni edhe me zë, trasmeton portal arbresh.info

Ky funksion u vu re nga një inxhinier softuerësh, Alessandro Paluci, i cili e postoi lajmin në Twitter. Në foton e publikuar nga Paluci, vërejmë se në zonën e mesazheve, në të djathtë, ngjitur me përgjigjen GIF, ndodhet një ikonë e mikrofonit, e cila do t’i lejojë përdoruesit t’i përgjigjen Stories me mesazh zanor, përveç dërgimit të GIF-ve, ose të mesazheve.

Instagram nuk ka konfirmuar ende nëse kjo veçori do të arrijë në aplikacion, por duket se ka një shans të madh për këtë. Prandaj, mos u habitni nëse e merrni këtë veçori brenda pak ditësh./arbresh.info/

https://twitter.com/alex193a/status/1507728527550038030?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1507728527550038030%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Ftehnopolis%2Finternet%2Finstagram-dobija-novu-zanimljivu-opciju-za-stories-2130662

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme