Kombëtarja e Kosovës ka arritur sot që ta vazhdojë formën dhe paraqitjet e mira nën urdhrat e trajnerit të ri Alain Giresse.
Si mysafire në stadiumin “Letzigrund”, Kosova ka barazuar me rezultat 1:1 me Zvicrën, ku golashënues në ndeshje ishin Milot Rashica e Jordan Lotomba.
“Dardanët” treguan një paraqitje tejet të mirë në fushë, ku kjo paraqitje e la të kënaqur trajnerin e ri Giresse.
“Një ndeshje e mirë, natyrisht edhe mënyra me të cilën është arritur ky rezultat. Jam shumë i lumtur me ekipin dhe paraqitjen që e kanë bërë sot”, tha Giresse.
Po ashtu, trajneri i Kosovës foli edhe për tifozët që ishin të pranishëm në stadium, ku tha që shkaku i tyre ishte sikur të luash në Prishtinë.
“E kam ditur që stadiumi do të jetë i mbushur, sepse ka shumë tifozë nga Kosova. Na është dukur si të luajmë në Prishtinë “, tha trajneri francez.
Ndërkaq, francezi u shpreh i kënaqur me rezultatet e dy ndeshjeve miqësore të këtij muaji, ku tregoi se këto miqësore shërbejnë për ta shikuar sjelljen dhe se si përshtaten lojtarët së bashku.
“Këto dy ndeshje kanë qenë me pa se si luajnë futbollistët së bashku, dhe tani kam një ide më të mirë se si sillen futbollistët gjatë ndeshjes. Dy ndeshjet që kemi bërë kanë qenë shumë pozitive. Kemi pasur një disiplinë kolektive shumë të mirë”, tha Giresse.
Kombëtarja e Kosovës mbyll miqësoret e muajit mars me një bilanc pozitiv të rezultateve, ku fillimisht e mposhti me rezultat të thellë 5:0 Burkina Fason, kurse sot barazoi 1:1 me Zvicrën/rtklive.
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...