Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se pavarësisht zhvendosjes së fokusit të forcave ruse në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, Rusia vazhdon të përbëjë një kërcënim për Kievin, thotë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Kirby thotë se Rusia ka të ngjarë të ketë ndryshuar fokusin e saj si rezultat i dështimit për të marrë me shpejtësi kryeqytetin e Ukrainës – që ai pretendon se ishte një objektiv kryesor i operacioneve të Rusisë, transmeton portal arbresh.info
Kirby shton se ndërsa “një numër i vogël” i trupave ruse janë larguar nga Kievi, Pentagoni beson se ky është një “ripozicionim” dhe jo një tërheqje.
“Ne nuk jemi – dhe askush nuk duhet ta mashtrojë veten me pretendimin e fundit të Kremlinit se ai papritmas thjesht do të reduktojë sulmet pranë Kievit. Kjo nuk do të thotë se kërcënimi ndaj Kievit ka mbaruar. Rusia po shkakton ende brutalitet masiv në vend, duke përfshirë Kievin edhe sot, dhe sulme ajrore të vazhdueshme”, tha ai./bbc/arbresh.info/
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...