NATO fton Ukrainën të merr pjesë në takimin me ministrat e Jashtëm

22:04 | 29 Mars 2022
KRG

Ukraina dhe disa vende tjera jo anëtare të NATO-s, janë ftuar të marrin pjesë në takimin dyditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet gjatë javës së ardhshme, ka njoftuar selia e Aleancës Veri-Atlantike në Bruksel.

NATO njoftoi se “ministrat e Jashtëm të Australisë, Finlandës, Gjeorgjisë, Japonisë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, Suedisë dhe Ukrainës si dhe zyrtarët e lartë të vendeve anëtare të BE-së”, do të marrin pjesë në takimin e mbajtur më 7 prill.

Disa prej ministrave mund të “kyçen përmes video-linkut”, ndërkaq 30 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, do të takohen për herë të dytë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Ky takim vjen si rezultat i krizës në Ukrainë, ku janë duke u diskutuar skenarë të ndryshëm dhe për këtë ministrat e Jashtëm të NATO-s do të shprehin edhe një herë qëndrimet e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme