Google ADS

Selektori i Kosovës: U duk sikur po luajmë në Prishtinë

20:40 | 29 Mars 2022
KRG

Kosova ka luajtur baraz 1:1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Letzingrud të Cyrihut.

Kosova pati mundësi edhe ta fitonte krejt ndeshjen, teksa edhe kaluan të parët në epërsi.

Pas ndeshjes, erdhi edhe reagimi i trajnerit Alain Giresse.

“Jam shumë i lumtur me ekipin, me paraqitjen e bërë. Është matematikë. Janë dy lojë dhe tre portierë.  E kam ditë që stadiumi do të jetë komplet, që ka shumë tifozë të Kosovës dhe na u ka dukur si të luajmë në Prishtinë. Dy ndeshjet që kemi lujt kanë qenë pozitive. Angazhimi dhe motivimi i lojtarëve ka qenë i mirë”, tha trajneri i Kosovës.

Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme