Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë aksident trafiku janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësorë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha arbresh.info se vetura ka goditur katër persona.
“Për pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, shprehet ajo.
Aksidenti sipas saj, ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësor”, thotë Ahmeti./arbresh.info/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...