Google ADS

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Kievi

18:09 | 29 Mars 2022
KRG

Rusia ka filluar të tërheqë forcat e saj nga afërsia e Kievit. Lajmi është bërë i ditur nga CNN, duke cituar dy zyrtarë amerikanë që e shohin këtë veprim si një ndryshim të madh të strategjisë. Sipas SHBA-së, lëvizjet e vërejtura tashmë nuk janë një rregullim afatshkurtër, por një lëvizje afatgjatë.

Më herët u njoftuar se Moska “do të reduktojë në mënyrë drastike aktivitetin ushtarak” në dy fronte – në Kiev dhe Chernihiv – sipas kanalit Telegram të Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Aleksandër Fomin konfirmoi “për të reduktuar rrënjësisht, aktivitetin ushtarak”, sipas medias shtetërore RIA. Masa vjen pas bisedimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll të martën.

Delegacionet u takuan në Stamboll për të diskutuar për një armëpushim dhe fund të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Bisedimet zgjatën rreth katër orë me pushime të herëpashershme. Është e paqartë nëse do të vazhdojnë për një ditë të dytë, raporton Reuters.

Negociatorët ukrainas kanë ndarë disa detaje nga bisedimet e sotme midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, takimi i parë kokë më kokë i dy delegacioneve pas më shumë se dy javë.

Sipas negociatorëve, Ukraina propozoi miratimin e statusit neutral në këmbim të garancive të sigurisë, që nënkupton se Kievi nuk do t’i bashkohet aleancave ushtarake si NATO dhe nuk do të presë baza ushtarake në vend, shkruan The Guardian.

Propozimet do të përfshijnë gjithashtu një periudhë konsultimi 15-vjeçare për statusin e Krimesë së aneksuar, që mund të hyjë në fuqi vetëm në rast të një armëpushimi të plotë, raporton Reuters.

Roman Abramovich ishte i pranishëm në bisedime, por jo zyrtarisht pjesë e ekipeve negociatore. Takimi sy më sy midis delegacionit ukrainas dhe rus u zhvillua në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Gjithashtu sipas burimeve, negociatori rus Vladimir Medinsky pritet të japë një deklaratë pas disa orësh. /abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme